Ballina Lajme nacionale Baton Haxhiu tregon sekretin: Hashim Thaçi dhe Albin Kurti janë takuar edhe...

Baton Haxhiu tregon sekretin: Hashim Thaçi dhe Albin Kurti janë takuar edhe dy herë të tjera

51
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Baton Haxhiu, thotë se Presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti janë takuar edhe dy herë të tjera, përveç takimit zyrtar në Presidencë për konsultimet për formimin e Qeverisë.

Haxhiu, i cili është mik i presidentit Thaçi thotë se Kurti e Presidenti kanë pasur takime sekrete, transmeton Gazeta Express.  “Z. Thaçi dhe Z. Kurti janë takuar dy herë. Dhe kanë biseduar gjatë”, është shprehur Haxhiu.

Ai thotë se nuk e di çfarë është folur në ato takime dhe se Thaçi e Kurti e kanë mbajtur sekret këtë. “Ata e dinë se çka kanë folur, unë nuk e di përmbajtjen, por megjithatë janë takuar gjatë. Janë treguar korrekt, nuk e kanë bërë publike”, ka thënë Haxhiu.

Baton Haxhiu ka raporte të mira me Presidentin Thaçi, po jo kështu me Albin Kurtin e Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar disa herë kundër publicistit, duke e akuzuar atë se është angazhuar për ta ndarë këtë parti, kur dolën në publik përçarjet mes grupit të Dardan Molliqajt me Albin Kurtin./Express/

---- ----
-----