Ballina Lajme nacionale Baton Haxhiu: Përgjimet nuk ka asgjë të re, po përdoret për t’i...

Baton Haxhiu: Përgjimet nuk ka asgjë të re, po përdoret për t’i bërë presion Ramës

28
SHPËRNDAJE

Këtë mbrëmje në emisionin “Zonë e Lirë”, Baton Haxhiu dhe Arjan Curi të ftuar në emsion janë përplasur rreth përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane ‘Bild’. Baton Haxhiu tha se përgjimi do përdoret për t’i bërë presion kryeminitrit Rama për qëllime politike.

“Përgjimi është në funksion të mobilizimit, nuk ka asgjë të re nga ky përgjim. Ky është një paralajmërim i mëhershëm se në një situatë si është kjo do përdoret përgjimi për t’i bërë presion Ramës për një qëllim politik…

Lul Basha nuk ka karakter për dhunë dhe ky projekt i dhunës nuk është i Bashës… Nuk do ndodhi asgjë pas këtyre përgjimeve”, ka thënë Haxhiu.

“Nuk jam dakort me Haxhiun. Unë vet u shokova, u tmerrova kur eksponentë të krimit marrin guxim e japin urdhëra… Unë them që do ketë një energji të re, njerëzit nga përgjimet fillojnë dhe reagojnë ndryshe, e mendoj mazhorancën në një rënie të lirë”, tha Curi.