Ballina Sport Batha: E merituam fitoren, por të jemi me këmbë në tokë

Batha: E merituam fitoren, por të jemi me këmbë në tokë

11
SHPËRNDAJE

Idriz Batha i gëzohet fitores ndaj Kukësit dhe vendit të parë, por kërkon që bardheblutë të jenë me këmbë në tokë.

“Kukësi ka vlerat e veta dhe na e bëri ndeshjen më të vështirë. Nuk e vumë në diskutim që ishim dominues. E merituam këtë fitoren. Është bukur të shënosh në çdo stadium. Ishte bukur se fituam ndaj një prej rivalëve tanë kryesorë. Jam shumë i lumtur për fitoren dhe golin.

Nuk jam dakord që është e tjetër planeti. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Nuk kemi bërë asnjë gjë. Ndeshjet sa vijnë dhe vështirësohen. Ekipet e tjera karikohen më shumë. Ka ndryshuar harmonia brenda ekipit. Ka të bëjë shumë pjesa si menaxhon grupin e lojtarëve dhe si shkojnë lojtarët me njëri-tjetrin.”, tha lojtari pas takimit.

Ai më pas tregoi një sekret. “Është e vërtetë që ushtrohem në goditjet e dënimit. Kur ushtrohesh të ndihmon për t’u perfeksionuar. Të jem realist kur pësuam golin më erdhi shumë keq, gjatë gjithë kohës thosha me vete nuk meritojmë të humbim. Nuk u dorëzuam. E them me bindje plotë që nuk e meritonim ta humbim. Ndoshta nuk e meritonim ta fitonim, por fati ishte në krahun tonë.”

-----