Ballina Lajme Bota/Rajoni Bashkëshortja e Kobe Bryant nxjerr foton e veçantë, ja postimi prekës

Bashkëshortja e Kobe Bryant nxjerr foton e veçantë, ja postimi prekës

124
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një tragjedi e rëndë ishte ajo që preku familjen e ish-basketbollistit Kobe Bryant, një legjendë që theu rekorde në këtë sport, por që fatkeqësisht u nda nga jeta para kohe bashkë me vajzën e tij 13-vjeçare pas një aksidenti ajror.

Kobe la pas bashkëshorten dhe vajzat, më e vogla 7-muajshe. Dy ditë më parë në një postim në Instagram, bashkëshortja e tij Vanesa theu heshtjen teksa u shpreh se dhimbja ishte e papërshkrueshme dhe se tani familja e saj po përballet me një realitet të ri të cilin nuk di sesi do ta jetojë.

Ndërkohë sot ajo ka ndarë një foto prekëse, dy karrige bosh, me tufa lulesh, ku në to qëndrojnë bluzat me numrin 24 dhe 2. 24 ishte numri që Kobe mbajti në fanellën e tij ndërsa luante për Lakers, ndërsa numri 2, ishte fanella që vajza e tij mbante ndërsa luante për Mamba.

---- ----
----
----- ----
-----