Ballina Lajme Bota/Rajoni Bashkëpronari i “Alibaba-s” i dhuron SHBA-së kite testesh për koronavirusin

Bashkëpronari i “Alibaba-s” i dhuron SHBA-së kite testesh për koronavirusin

22
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Bashkëthemeluesi i kompanisë Alibaba, Jack Ma, ka dërguar ngarkesën e parë me maska kirurgjikale dhe kite testesh për koronavirusin në SHBA.

Ai postoi një fotografi në profilin e tij në Twitter, ku tregohej ngarkimi i avionit me dy pako të mëdha me materialet.

----

Më herët këtë muaj, ai u shpreh se do të dërgonte 500 mijë kite për teste dhe 1 milionë maska në SHBA.

Gjithashtu ai u shpreh se do të dërgonte në Evropë materiale, që do të shërbejnë për të luftuar pandeminë.

Ma njoftoi se janë dhuruar materiale mjekësore edhe në shtete të tjera si Japonia, Koreja e Jugut, Italia, Irani dhe Spanja.

Në Evropë pritet që të dërgohen edhe dy milionë maska të tjera.

----- ----