
Një 22-vjeçar është arrestuar si dhe një 17 vjeçare është proceduar në gjendje të lirë nga policia me akuzën e grabitjes.
“Në vijim të punës për evidentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, zbardhjen si dhe kapjen e autorëve, Specialistët për Hetimin e Krimit bënë ndalimin e shtetasit E.Ç, 22 vjeç, banues në fshatin Lybeshë, si dhe proçeduan në gjendje të lirë shtetasen Xh.Z, 17 vjeçe, banuese në Ullinjas Berat”, sqaron policia
Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur një sasi eurosh në banesën e shtetasit E.Z, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Mësohet se E.Z është xhaxhai i të miturës Xh.Z.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.