Ballina Lajme Bota/Rajoni Basha thumbon treshen e Samitit: Dështimi në BE s’mund të zëvendësohet nga...

Basha thumbon treshen e Samitit: Dështimi në BE s’mund të zëvendësohet nga propaganda

13
SHPËRNDAJE

Basha ka folur për Samitin e Ohrit.

Kreu i Partisë Demokratike Lulëzim Basha ka reaguar për takimin që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pati në Ohër me kryeministrin e Maqedonisë Veriore Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Ai ka thënë se dështimi me integrimin evropian të Shqipërisë nuk mund të zëvendësohet nga propaganda antievropiane e një autokrati të korruptuar, duke iu referuar kështu kryeministrit Rama si shkaktar i prapambetjes ekonomike dhe varfërimit të qytetarëve shqiptarë.

“Lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit është thelbi i integrimit evropian dhe Evropës së bashkuar. Parakushte për lëvizjen e lirë janë demokracia, sundimi i ligjit dhe garantimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Ka ardhur koha që Shqipëria të nxjerrë në dritë potencialin e saj të vërtetë!”, shkruan Basha në Twitter.