Ballina Lajme nacionale Basha takon një ish kryeministër për krizën dhe rrugët e zgjidhjes

Basha takon një ish kryeministër për krizën dhe rrugët e zgjidhjes

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua në Tiranë me ish-kryeministrin kanadez Stephen Harper, me të cilin diskutoi krizën politike dhe rrugët e zgjedhjes.

“Nder dhe privilegj të takohem në Tiranë me mikun e çmuar Stephen Harper , Presidentin e International Democrat Union , ish-kryeministër i Kanadasë dhe një ndër zërat më të spikatur të së djathtës në mbarë botën. Bashkë diskutuam për krizën e rëndë politike dhe kushtetuese ku është futur vendi si edhe për rrugëdaljen prej saj që duhet të kalojë përmes mbrojtes së standarteve të demokracisë dhe të shtetit ligjor” – tha Basha.

Si një ndër përkrahësit më të vyer të integrimit Euro-Atlantik të Shqipërisë, i shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e tij të vazhdueshme që Shqipëria të përmbushë standartet e demokracisë dhe shtetit të së drejtës si garancia e vetme për integrimin tonë në BE – deklaroi Basha.

Partia Demokratike e Shqipërisë dhe unë  – tha Basha e mirëpresim bashkëpunimin e mëtejshëm në kuadër të organizatës botërore të IPU që përfshin partitë e djathta dhe të qendrës së djathtë me seli në Munih, ku aderojmë prej vitesh.

---- ---- ----
-----