Ballina Lajme nacionale Basha si “Skënderbeu” shpalos të vërtetat, ja kush e drejton PS

Basha si “Skënderbeu” shpalos të vërtetat, ja kush e drejton PS

22
SHPËRNDAJE

Zhvillimet e orëve të fundit e kanë zbehur disi entuziazmin e Lulzim Bashës, gjatë komunikimit publik që pati pasditen e së hënës nga selia e Partisë Demokratike. Ai tregoi se ai që drejton sot Durrësin që nga Bashkia, Policia, Doganat, Tatimet e çdo segment tjetër është Astrit Avdylaj, duke qenë madhe, sipas Bashës edhe kryetar i Partisë Socialiste.

Rama po tenton një skemë të një telenovele me dramacitet zgjedhor, por zgjedhjet nuk kanë për të ndodhur – tha Basha, teksa renditi një sërë faktesh kundër krimit, drogës e korrupsionit.

Ai përmendi emrat e disa deputetëve të lidhur me krimin e korrupsionin, me bandat e drogës, duke i futur edhe në Kuvend  shumë përfaqësues të tyrë.Drogën nuk e solla unë – tha Basha, as krimin, as korrupsionin, duke lënë të kuptohet se të gjitha këto janë të Ramës dhe vetëm të tij si kryeministër.