Ballina Lajme nacionale Basha, si Skënderbeu: Krimin nuk e solla unë, ka 6 vjet që...

Basha, si Skënderbeu: Krimin nuk e solla unë, ka 6 vjet që luftoj bashkë me PD

36
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryetari i PD, Lulzim Basha bëri sot një pasqyre që qeverisjes së kryeministrit Edi Rama. BAsha tha se është në luftë me krimin që prej 6 vitesh dhe në këtë betejë nuk e përfshiu LSI.

Lideri i PD, akuzoi Ramën se solli krimin në qeveri, parlament dhe administratë.

----

“Betaja ime dhe e PD këto 6 vjet ka qenë një betejë e vazhdueshme kundër drogës dhe krimit. Këtë betejë e kemi zhvilluar vetëm unë dhe PD dhe shpesh jemi sulmuar dhe anatemuar. Për shkak të propagandës së shthurur kemi bërë sakrifica të mëdha. Nuk kemi patur asnjë zgjedhje tjetër. Kriminelët, drogën, krimin në politikë, nuk i solla unë, por i solli personalisht Edi Rama. Lidhjet e Ramës me krimin kanë filluar prej kohësh, që kur ishte kryebashkiak. Rama ka ndarë para dhe pushtet përmes lejeve të ndërtimit dhe krijoi një elitë kriminale në Tiranë,. Me paratë e krimit, Rama bleu partinë socialist. Ai rekrutoi që në opozitës figura të krimit, dhe krijoi një aleancë të rrezikshme PS-Krim dhe erdhi në pushtet në 2013. Bashkë me aleancën e krimit erdhën edhe kriminelë që u futen edhe në parlament. Rama e shkriu krimin me politikën, siç e ka parë dhe dëgjuar e gjithë bota perëndimore. Bandat janë shtabe elektorale të PS”, deklaroi Basha.

Gazeta SHQIP

----- ----