Ballina Lajme nacionale Basha poston fotot nga Gjirokastra: Këto zgjedhje janë për ndryshimin

Basha poston fotot nga Gjirokastra: Këto zgjedhje janë për ndryshimin

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka postuar në rrjetet sociale disa foto nga vizita e tij gjatë ditës së sotme në qytetin e Gjirokastrës.

Krahas fotove Basha shkruan se është e qartë se zgjedhjet e 25 prillit nuk janë për Edi Ramën por për qytetarët.

Më tej Basha shton se të gjithë shqiptarët e dinë se nëse nuk i afrohemi BE-së nuk do të ketë ndryshim.

Postimi i Bashës:

Mirënjohje për pritjen e mrekullueshme qytetarëve të Gjirokastrës. Kudo që shkova, këdo që takova, preka entuziazmin e qytetarëve që kërkojnë ndryshimin.

Është e qartë për këdo se zgjedhjet e 25 prillit nuk janë për Ramën apo për mua.

Këto zgjedhje janë për qytetarët.

Këto zgjedhje janë për ndryshimin, për ta bërë Shqipërinë sa më shpejt pjesë të Europës. Dhe këtë nuk mund ta bëjë dikush që ka mbajtur peng Shqipërinë për 8 vite dhe që pengoi integrimin e vendit në BE.

Të gjithë shqiptarët e dinë se nëse nuk i afrohemi BE-së nuk do të ketë ndryshim. Afrimi i Shqipërisë në BE do të sjellë investime të huaja, do të rikthejë të rinjtë, do të ndryshojë ekonominë tonë!

Ne do të sjellim ndryshimin që shqiptarët po e presin me padurim. Në 25 prill do të fitojë Shqipëria!

#SHQIPERIAFITON /abcnews.al/

The post Basha poston fotot nga Gjirokastra: Këto zgjedhje janë për ndryshimin appeared first on Abc News.

---- ----
-----