Ballina Lajme nacionale Basha nuk ndalet para protestës së 8 korrikut, ja lëvizja e fundit

Basha nuk ndalet para protestës së 8 korrikut, ja lëvizja e fundit

11
SHPËRNDAJE

Mbrëmjen e sotme, kryedemokrati Lulzim Basha ka takuar nga afër qytetarë e mbështetës të tij në Durrës.

Kreu i PD i falenderoi qytetarët e Durrësit që refuzuan masivisht regjimin e Edi Ramës më 30 qershor.

Duke venë në dukje rëndësinë e qëndresës gjatë këtyre muajve, lideri i opozitës theksoi se beteja vijon deri në largimin e Edi Ramës.

“Masivisht duhet t’i bashkohemi protestës së ditës së nesërme për të treguar se të gjithë bashkë do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. E nesërmja është bashkim i qytetarëve europianë që luftojnë për vlerat dhe parimet europiane”, tha Basha në takimin informal që zhvilloi në Durrës mbrëmjen e së dielës.

-----