Ballina Lajme nacionale Basha në sulm: Janë donkishotë të gjithë ata që Ramën e shihnin...

Basha në sulm: Janë donkishotë të gjithë ata që Ramën e shihnin si artist; ai është një kriminel gjakftohtë

25
SHPËRNDAJE

Në një deklaratë për mediat pasditen e sotme kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e konsideroi kryeministrin Edi Rama si “kriminel llogaritës dhe manipulator gjakftohtë”.

“Aktiviteti kriminal i drogës evoluon nga ai drogave të lehta në ato të rënda, kokainë dhe heroinë. Evoluon nga niveli lokal në atë rajonal dhe pastaj ndërkombëtar.

Pastaj kriminelët me paratë e drogës kapin policinë, drejtësinë dhe politikën. Pikërisht kjo që ka ndodhur në Shqipëri me shpejtësi brenda pak vitesh. Të gjitha këto, unë dhe PD i kemi denoncuar dhe luftuar përditë. Shumë njerëz na kanë marrë për Donkishotë, por sot Donkishotët janë ata që Edi Rama ju dukej artist dhe perëndimor dhe jo ai që është: një kriminel llogaritës dhe manipulator gjakftohtë që ka instaluar në Shqipëri një regjim kriminal”, tha Basha

 

-----