Ballina Lajme nacionale Basha miting në Kavajë, Policia e Shtetit gati gjobat

Basha miting në Kavajë, Policia e Shtetit gati gjobat

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Mitingu i kreut të PD, Lulzim Basha në Kavajë ka sjellë reagimin e Policisë së Shtetit. Policia përmes një deklarate ka shprehur shqetësimin për thyerjen e rregullave dhe grumbullimin nga ana e subjekteve politike, duke iu referuar zhvillimeve të Kavajë.

“Njëkohësisht duke mos dashur në asnjë mënyrë të hapim shtigje për keqinterpretime, u kërkojmë subjekteve politike bashkëpunim dhe mirëkuptim. Në të kundërt penalizimet me gjobat përkatëse do të jenë të pashmangshme”, thuhet në deklaratën e policisë.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit shpreh shqetësim për thyerjen flagrante të rregullave anticovid në grumbullimin e disa njerëzve nga ana e një subjekti politik.

Bëjmë thirrje për respektimin e këtyre rregullave nga të gjithë dhe shpresojmë në mirëkuptimin e të gjithëve.

Deri kur rregullat në fuqi do ta ndalojnë grumbullimi e mbi 10 personave, Policia e Shtetit është e detyruar të penalizojë shkelësit.

Por, njëkohësisht duke mos dashur në asnjë mënyrë të hapim shtigje për keqinterpretime, u kërkojmë subjekteve politike bashkëpunim dhe mirëkuptim. Në të kundërt penalizimet me gjobat përkatëse do të jenë të pashmangshme.

g.v/abcnews.al

 

The post Basha miting në Kavajë, Policia e Shtetit gati gjobat appeared first on Abc News.

---- ----
-----