Ballina Lajme nacionale Basha kërkon ndihmën e socialistëve: Bëni presion që…

Basha kërkon ndihmën e socialistëve: Bëni presion që…

10
SHPËRNDAJE

Një ditë pas protestës së 9-të kombëtare të opozitës së bashkuar, kreu i PD-së, Lulzim Basha, mbajti sot një konferencë për mediat, ku ndër të tjera i bëri dhe një thirrje deputetëve ‘të ndershëm ët PS”.

“Unë u bëj thirrje njerëzve të ndershëm të Partisë Socialiste që të bëjnë presion për pastrimin e partisë së tyre nga ndikimi i krimit dhe figurat e krimit”, Tha Basha.

Më tej, kreu i demokratëve i bëri thirrje edhe qytetarëve, ndërsa tha se pushteti i tyre është shumë i madh, dhe se “nuk ka kriminel dhe politikan që mund t’i bëjë ballë”.

“Mbi të gjitha, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të ndershëm që të ushtrojnë gjithë presionin e tyre për të pastruar politikën nga kanceri i krimit që ka kapur qeverisjen dhe po shtrin metastazat e tij në çdo fushë të vendit.

Pushteti juaj është shumë i madh dhe para tij nuk ka kriminel dhe politikan që mund t’i bëjë ballë.

Unë dhe e gjtihë opozita jemi me ju në këtë betejë jetike për të ardhmen Europiane të vendit.

Ora e Shqipërisë së gjithë shqiptarëve po afron. Le t’i japim vendit dhe fëmijëve tanë ndryshimin e thellë dhe të vërtetë që meritojnë”, u shpreh kreu i PD-së.

-----