Ballina Lajme nacionale Basha flet pas takimit me zv.ambasadoren e SHBA: Ja skenari i opozitës...

Basha flet pas takimit me zv.ambasadoren e SHBA: Ja skenari i opozitës për 30 qershorin!

6
SHPËRNDAJE

Ambasadorja e SHBA, Leyla Moses-Ones ishte sot në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha, në një kohë kur na ndajnë edhe pesë ditë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

“Takimet që unë kam me diplomatët e huaj nuk kanë qenë kurrë object I bisedave të mia me gazetarë”, tha Basha.

Kryetari i PD, Lulzim Basha foli për mediat pas takimit me ambasadorën, ndërsa shtoi se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

Gazetarja: A do të krijoni grupe për bllokimin e zgjedhjeve?

Basha: Është mashtrim total dhe shërbim që i bëhet Edi Ramës

Gazetarja: Si do të pamundësohen zgjedhjet?

Basha: Çfarë zgjedhjesh? Nuk ka zgjedhje më 30 qershor! Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Nuk do të lejohen, nuk do të pranohen, nuk do të njihen. Sot kemi një dekret që thotë se 30 qershori nuk është ditë zgjedhjesh. Çdo hap i Ramës, takime elektorale etj. janë të paligjshme. Aleanca qytetarë për mbrojtjen e demokracisë do të mbrojë demokracinë në Shqipëri. 30 qershori nuk është datë zgjedhjesh. Rama do bëjë zgjedhje njëpartiake me krimin e organizuar, por kjo nuk do të ndodhë. Shqiptarët janë të bashkuar. Kjo betejë ka një përfundim të sigurtë, fundin e regjimit të Edi Ramës. Më 30 qershor nis fundi i regjimit të Ramës

Gazeta SHQIP

-----