Ballina AKTUALE Barnatorja në Bujanoc nga sot fillon kujdestaria gjatë kohës së orës policore

Barnatorja në Bujanoc nga sot fillon kujdestaria gjatë kohës së orës policore

179
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Me kërkesë të Shtabit të Krizës së Komunës së Bujanocit, nga sot fillon kujdestaria gjatë kohës së orës policore në Barnatoren e Bujanocit e cila gjendet në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc.

Orari i Kujdestarisë do të jetë ditëve të punës nga ora 18 deri 22 ndërsa të premten të shtunën dhe të dielën nga ora 8 deri në 18.

----

Prandaj të gjithë pacientët të cilët për rast nevoje gjatë orës policore, duhet të furnizohen me barna, atë mund ta bëjnë në Barnatoren e cila gjendet brenda Shtëpisë së Shëndetit.

Barnatorja në qendër punon vetëm ditëve të punës nga ora 7 e 30 deri 17 e 30.

Drejtori i Barnatores
Mr. ph. Basri Fejzullahu

----- ----