Ballina Sport Bardhi: Besojmë te titulli. Roli i ri? Ka një shkak pse ia...

Bardhi: Besojmë te titulli. Roli i ri? Ka një shkak pse ia kërkova Dajës

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Jurgen Bardhi realizoi golin e fitores për Partizanin në derbi. “Demat” mposhtën 1-2 Tiranën, duke vazhduar ecurinë pozitive të viteve të fundit në duelet kundër “armiqve” të përjetshëm. 23-vjeçari foli pas ndeshjes për Supersport, aty ku preku disa tema të ndryshme.

Gjatë gjithë kësaj kohe që jam te Partizani e kam pasur mundësinë të vendos derbin, por nuk ia kam dalë. Sot për fat të mirë ia arrita. Kam besim tek ekipi dhe te vetja, besoj se do ia dalim për arritjen e objektivit.

Pozicioni si qendërmesfushor? Edhe vetë Dajës ia kam kërkuar këtë pozicion, pasi në sulm e kam më të vështirë, sepse mbrojtësit më bllokojnë. Në mesfushë ka më shumë hapësira.

Në derbet e kaluara kam pasur shumë raste dhe nuk kam pasur fatin që të gëzohem me gol. I nisëm keq minutat e para. Jam tipi i lojtarit që nuk bëj mirë në fushën ku kërcen topi. U mundova ta rris lojën dhe u mundova të bëj mirë.

Goli? Isha shumë i fokusuar dhe ia dola. Te rasti i fundit mendova golin që pësuam nga Apolonia në fund dhe për këtë shkova në fund me kokë për të larguar topin.

Titulli? Titulli është objektivi kryesor këtu, derbi është më shumë për tifozët. 3 pikë janë në derbi, por 3 pikë janë edhe me ekipet e mbijetesës. Nuk ka lidhje derbi, duhet të marrim maksimumin në të gjitha ndeshjet.

Festa? Isha në dhomë me Hakajn dhe e parandieja golin dhe kur kërceja në dhomë, për këtë po qeshin të gjithë“, përfundon lojtari i Partizanit. /abcnews.al

The post Bardhi: Besojmë te titulli. Roli i ri? Ka një shkak pse ia kërkova Dajës appeared first on Abc News.

---- ----
-----