Ballina Sport Barcelonës i marrin lojtarin e preferuar të Valverdes

Barcelonës i marrin lojtarin e preferuar të Valverdes

11
SHPËRNDAJE

Skuadra e Barcelonës është duke punuar për të paktën edhe dy transferime të tjera gjatë kësaj merkatoje.

Trajneri i kampionëve të La Ligës, Ernesto Valverde, ka bërë të ditur se dëshiron edhe dy transferime të reja në “Camp Nou”, dhe skuadra është gati t’ia plotësojë këto dëshira.

Një nga emrat që janë në listën e dëshirave të katalanasve është Junior Firpo, i cili luan me skuadrën e Real Betis.

Por, sipas “Onda Cero”, anëtari i Betis do të nënshkruajë me Sevillën, për shumën e 25 milionë eurove.

Barça thuhej se ishte shumë pranë transferimit të lojtarit, por duket se tani gjërat kanë ndryshuar.

Firpo do të ishte një ndihmë e madhe për Valverden, pasi në pozicionin ku aktivizohet ai, është vetëm Jordi Alba në dispozicion.

The post Barcelonës i marrin lojtarin e preferuar të Valverdes appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----