Ballina Sport “Barcelonë e mrekullueshme, më befasuan. PSG? Zhgënjim, i kualifikoi Navas”

“Barcelonë e mrekullueshme, më befasuan. PSG? Zhgënjim, i kualifikoi Navas”

36
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Barcelona bëri të pamundurën për të përmbysur PSG-në (ekipi francez fitoi 1-4 takimin e parë në Champions League), por nuk ia doli dot. Sfida e luajtur në kryeqytetin francez, përfundoi në barazim 1-1 dhe në çerekfinale kaluan djemtë e Pochettinos.

Skuadra katalanase luajti shumë mirë, por nuk pati as fatin me vete përballë një super Keylor Navas. Portieri nga Kosta Rika i priti një penallti Leo Messit në minutat shtesë të pjesës së parë, teksa kreu edhe 9 ndërhyrje të tjera.

Ish-trajneri i famshëm italian, Fabio Capello analizoi takimin e mbrëmjes së sotme në Sky Italia, duke thurur elozhe për Barcelonën dhe duke kritikuar ekipin francez. “Barcelona zhvilloi një ndeshje të mrekullueshme sonte.

Të them të drejtën, unë nuk e prisja një performancë të tillë nga ana e ekipit katalanas. PSG më zhgënjeu, sidomos pas atij takimi që luajtën në ‘Camp Nou’. Nëse sot ia dolën të kualifikohen, ata i detyrohen Keylor Navas“, deklaroi Capello. /abcnews.al

The post “Barcelonë e mrekullueshme, më befasuan. PSG? Zhgënjim, i kualifikoi Navas” appeared first on Abc News.

---- ----
-----