Ballina Sport Barcelona ka 888 milionë euro borxhe

Barcelona ka 888 milionë euro borxhe

19
SHPËRNDAJE

Kohë të vështira për Barcelonën. Borxhet e klubit janë rritur ndjeshëm dhe ky mund të jetë një faktor vendimtar për të ardhmen e klubit.

Baça ka marrë një borxh i cili pritet të shlyhet në vitin 2021, megjithatë, me shumë mundësi borxhi i madh i mbledhur nuk do të shlyhet deri në vitin 2023.

Paratë e huazuara nuk janë shfrytëzuar vetëm për transferimet, por edhe për rimodelimin e Camp Nou që do të nisë së shpejti.

Buxheti i parashikuar për totalin e shpenzimeve është 960 milionë euro, pa harruar se edhe fitimet janë tepër të mëdha duke filluar nga bileta e stadiumit apo shitjet e fanellave dhe aksesorëve të tjerë me emblemën e klubit.

Megjithatë, rritja e borxheve është alarmante. Totali i borxhit të klubit është 888 milionë euro. Ky është borxhi i regjistruar deri më 30 qershor të këtij viti, që mund të shtohet me 150 milionë deri në tetor.

The post Barcelona ka 888 milionë euro borxhe appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----