Ballina Sport Barcelona-Juventus, notat e lojtarëve. Ronaldo dhe Buffon, të mrekullueshëm. Nga Barca shpëton...

Barcelona-Juventus, notat e lojtarëve. Ronaldo dhe Buffon, të mrekullueshëm. Nga Barca shpëton veç Messi

57
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Portugezi nënshkroi dopietën personale, performancë kapitale e McKennie dhe e portierit afro 43-vjeçar. Messi “kalon klasën” te Barça. Ja disa nga vlerësimet e medias italiane për superndeshjen e djeshme Barcelona-Juventus:

CRISTIANO RONALDO 8: Fiton duelin kundër Messit, duke arritur 14 gola në 13 ndeshjet e tij të fundit në “Camp Nou”. Numra të çmendur, numra pa moshë. I përjetshëm!

MCKENNIE 7.5: Pasi ndëshkoi Torinon, tri ditë më vonë, gjithashtu, i jep Barcelonës një zhgënjim të madh. Në mes të fushës është “toka e xanun” e tij. Për më tepër, me shtimin e futjeve në zonën e sulmit, fillon të bëhet një faktor thelbësor.

BUFFON 7.5: Përballë afro 42 viteve mbi supe, bëri pritje vendimtare. Disa herë i ndaloi goditjet inteligjente të Messit. I pavdekshëm!

MESSI 6.5: “Predikim” në shkretëtirë, duke u përplasur vazhdimisht me murin e ngritur nga mbrojtësit e Juventusit. Në një Barcelonë kaotike, edhe dikush si ai mund të bëjë shumë pak.

TRINCAO 5: Cilësitë nuk i mungojnë, por ndjenja të bën të mendosh se është ende shumë i papjekur për një fanellë të rëndë si ajo Blaugrana.

LENGLET 4: Ka gabuar në gjithçka, ndeshja shkoi mjaft keq për francezin. Gjithashtu, rrezikoi kartonin e dytë të verdhë. Nuk e “kalon klasën”.

---- ----
----
-----
-----