Ballina Sport Barcelona heziton për blerjen e Neymar

Barcelona heziton për blerjen e Neymar

7
SHPËRNDAJE

Transferimi i Neymar nga PSG te Barcelona vazhdon të mbetet pezull dhe këtë herë jo për çështje financiare. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, klubi katalanas ka kërkuar më shumë kohë për të mësuar në lidhje me gjendjen fizike të lojtarit.

Dy dëmtime radhazi në dy sezonet e fundit të brazilianit, pikërisht në momentin më vendimtar të sezonit, kanë rikthyer dyshimet në lidhje rikthimin e Neymar në “Camp Nou”.

Në rastin e parë, braziliani iu nënshtrua operacionit, duke mbyllur para kohe sezonin. Edhe këtë vit ai u dëmtua, por këtë herë Neymar vendosi të kryejë një terapi konservative për të evituar operacionin.Gjithsesi, Neymar u dëmtua sërish në një miqësore dhe nuk luajti me kombëtaren në Copa America.

Kjo situatë nuk bind skuadrën “blaugrana”, që kërkon të tjera informacione për gjendjen e lojtarit dhe frikën se mos kjo situatë përsëritet.Duket se dëmtimet janë pika e dobët e Neymar, ndaj Barcelona ka takuar mjekët e besuar të Neymar, që ndodhen pikërisht në Katalonjë.

Dhe informacioni që ka mbledhur nuk është inkurajues, përkundrazi. Kjo ka bërë që Barça të rezervohet për rikthimin e Neymar

The post Barcelona heziton për blerjen e Neymar appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.