Ballina Lajme nacionale Banori nga Thumana me fjalë të mëdha për Ushtarët e Kosovës

Banori nga Thumana me fjalë të mëdha për Ushtarët e Kosovës

70
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ushtria e Kosovës i ka dal në ndihmë Shqipërisë.

Vazhdojnë të vijnë rrëfime rrëqethëse nga Thumana për punën e Ushtrisë së Kosovës në përpjekje për të shpëtuar sa më shumë jetë pas tërmetit që shkaktoi shumë viktima.

Një familjar, i cili thotë se ka nën rrënoja shumë familjarë, ka falënderuar shumë ushtarët e Kosovës.

“Rreth orës 2:00 forcat ushtarake të Kosovës kanë shpëtuar nga rrënojat djalin e xhaxhait Albert Cara. Para 20 minutash forcat e Kosovës kanë nxjerrë edhe vajzën e xhaxhait, e cila është nisur me urgjencë drejt spitalit ushtarak”, ka thënë Cara.

Ai ka treguar se fatkeqësia i ka goditur rëndë por thotë se nuk mund të harrojë kontributin e Kosovës.

“Forcat e Kosovës kanë rrezikuar edhe jetën e tyre për të shpëtuar jetën e Linditës. Katër anëtarët tjerë të familjes i kam nën rrënoja dhe lusim Zotin që të na fal dhe të kemi durim. Kemi mundur të humbim edhe shtatë anëtarë të familjes”.

Banori i Thumanës thotë se kjo është tragjedia më e madhe e jetës së tij të cilën “kurrë nuk do të mund ta harrojë”.

---- ----
----
-----
-----