Ballina Lajme Banorët e Nasalcës reagojnë për shkak se Ambulanta e fshatit pa Doktor...

Banorët e Nasalcës reagojnë për shkak se Ambulanta e fshatit pa Doktor prej 2 javësh

215
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Banorë të shumtë të fshatit Nasalcë, këto ditë i kanë shkruar redaksis sonë, Bujanoci.Net, se Ambulanta e fshatit Nasalcë është pa Doktor që prej 2 javësh.

Me brengën se të moshuarit dhe të sëmurit kanë nevojë për mjekime të ndryshme shpesh gjatë javës, kërkojnë nga organet kompetente e kryesisht nga drejtoria e Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, që të ketë një zgjidhje të shpejtë për banorët e këtij fshati, pasi në mungesë të doktorit edhe në temperatura të ulëta që mbizotruan në vendin tonë, ata obligohen që të shkojnë në fshatrat tjerë apo në qytetin e Bujanocit për mjekim.

Ndërkohë, Bujanoci.Net për shumë problematika rreth institucioneve Shëndetsore në vendin tonë, ditëve në vijim do ju sjell intervisten me drejtoreshën e Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc.

---- ----
----
-----
-----