Ballina Lajme nacionale Banorët e Fushë Kosovës nuk e duan shtatoren e Adem Jasharit afër...

Banorët e Fushë Kosovës nuk e duan shtatoren e Adem Jasharit afër shkollës së fëmijëve

25
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Në përvjetorin e 20 të çlirimit të vendit, Komuna e Fushë Kosovës do të vendosë gurthemelin për shtatoren e Komandantit Adem Jashari në sheshin afër shkollës “Selman Riza”.

Megjithatë, kundër vendosjes së kësaj shtatoreje në këtë park janë shprehur disa prindër të nxënësve që ndjekin mësimet aty, raporton KTV.

----

Isen Barbatovci thotë se fëmijët nuk kanë vend tjetër pos këtij parku, pasi çdo gjë në këtë komunë është betonuar.

Ai madje thotë se është i gatshëm ta lëshojë një pjesë të parcelës së tij afër Qendrës së Kulturës për ta vendosur këtë shtatore.

Kundër këtij vendimi është edhe PDK-ja në këtë komunë. Ata thonë se nuk e dinë që kjo pjesë është shndërruar në park nga komuna, duke shtuar që kjo komunë e ka parkun e lirisë dhe aty ka më shumë hapësirë.

Por, në Komunën e Fushë Kosovës thonë se ky ka qenë vendim unanim i Kuvendit Komunal në shtator të 2018-ës.

Edhe Organizata së Veteranëve të Luftës në këtë komunë është kundër këtij vendimi, duke thënë se ka vend më të përshtatshëm për këtë shtatore se sa afër shkollës.

----- ----