Ballina Lajme Bota/Rajoni Bankieri hajdut/ Fitonte 1 milion paund në vit, pushohet se vidhte sanduiçet...

Bankieri hajdut/ Fitonte 1 milion paund në vit, pushohet se vidhte sanduiçet e kolegëve

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

31-vjeçari Paras Shah fitonte një milion paundë në vit nga puna e tij si bankier. Por u shkarkua me turp pasi u kap duke vjedhur sanduiçe nga menca e stafit. Lajmin e raporton Financial Times, që shpjegon gjithashtu se kishte pasur një seri akuzash për vjedhje ushqimi ndaj kreut të sektorit të letrave me vlerë për Europën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën.

Në fund, banka u detyrua të marrë masa. Veprimi i tij duket i vështirë për t’u shpjeguar, pasi Shah konsiderohej si një prej bankierëve më fitimprurës të kompanisë. 31 vjeçari me zyrat në Canary Wharf, në lindje të Londrës kishte arritur t’i rriste shkëmbimet për Citigroupin që dy muaj pas punësimit.

Ai kishte përfunduar studimet në universitetin e Bath, në vitin 2010 për ekonomi e kishte punuar për 7 vjet për bankën tjetër të njohur, HSBC përpara se t’i bashkohej Citigroup në 2017-tën. Dhe duket se nuk shpenzonte pak: fotot e tij në Facebook tregojnë se shijonte pushime ekzotike, përfshirë ato ne Machu Pichu të Perusë.

Duket se Shah nuk është bankieri i parë që e gjen veten në një situatë poshtëruese për sjellje të pahijshme. Banka japoneze Mizuho Bank pezulloi nga puna një bankier në Londër në 2016-tën pasi ai u kap duke vjedhur 5 paundë nga çanta e një kolegu.

---- ----
----
-----
-----