Ballina Lajme Bota/Rajoni “Banja arktike”, duken si kasolle por ky hotel luksoz do t’ju befasojë...

“Banja arktike”, duken si kasolle por ky hotel luksoz do t’ju befasojë (FOTOT)

21
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

I vendosur mes pyjeve të dendur dhe i rrethuar nga ujërat e ftohtë, një hotel i ri luksoz në Suedi, në Lapland, premton të jetë vërtet diçka speciale. Kabina të vogla druri janë shpërndarë në të gjithë zonën që ofron pamje përrallore, por pika më e fortë është struktura kryesore, në formë rrethore, e vendosur mbi ujin e lumit Lule, që arrihet vetëm përmes një ure druri.

“Banja arktike” quhet hoteli pluskues, kryevepra më e fundit turistike në Skandinavi. Në mes të rrethit është ndërtuar një qendër spektakolare spa, ndërsa përqark saj ka sauna, për ata që nuk kanë marrëdhënie shumë të mirë me të ftohtin.

Në total hoteli ka 12 dhoma prej nga mund të shijosh perëndimin e diellit në sintoni të plotë me natyrën.

---- ---- ----
-----