Ballina Lajme nacionale Banesat e dëmtuara nga tërmeti, Velijaj bën këtë premtim

Banesat e dëmtuara nga tërmeti, Velijaj bën këtë premtim

11
SHPËRNDAJE

Tërmete të fuqishme kanë goditur këto ditë Shqipërinë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mblodhi sot pasdite shtabin e emergjencave për raportimin e situatës në terren pas tërmetit të së shtunës dhe masat e marra për përballimin e tij.

Veliaj deklaroi se sfida është kthimi në normalitet dhe siguroi qytetarët se Bashkia e Tiranës do të bëjë maksimumin.

“Kjo është sfida që kemi tani, kthimi në normalitet; tërmetin nuk e kemi në dorë, kthimin në normalitet, solidaritetin, rimëkëmbjen, pastrimin dhe rikuperimin e humbjeve, këto i kemi vetë në dorë dhe do bëjmë maksimumin”, u shpreh ai.

Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që nëse kanë probleme të raportojnë menjëherë pranë njësive administrative.

“Duhet të jemi më të qartë, hapat janë: shkon te njësia administrative, aty listohesh, inventarizohet dëmi, plotësohet formulari, pastaj ju bëni lidhjen me ekipin tonë të vlerësimit. Ekipi i vlerësimit plotëson dokumentacionin dhe më pas i gjithë fondi, që kaloi dje, pjesëtohet sipas nevojave”, sqaroi Veliaj.

Ai tha se për të gjitha ato shtëpi që janë të dëmtuara do të bashkëpunohet edhe me kompanitë private për rindërtimin e tyre në një kohë sa më të shpejtë. Ndërsa shtoi se janë marrë të gjitha masat edhe për rifillimin e mësimit nesër nëpër shkolla.