Ballina Sport Bamford: Dembele sheh çdo ndeshje të Leeds, një ditë më kërkoi fanellën

Bamford: Dembele sheh çdo ndeshje të Leeds, një ditë më kërkoi fanellën

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Ousmane Dembele është tifoz i flaktë i Leeds United dhe për këtë kemi dëshmimtarë. Sulmuesi i Leeds United, Patrick Bamford tregon për mediet angleze sekretin e yllit të Barcelonës.

Ai shprehet se Dembele i ka kërkuar fanellën atij dhe mesfushorit Kalvin Philips, përmes shokut të tyre të përbashkët, portierit të Leeds United, Illan Meslier.

“Pas ndeshjes me Fulham, Meslier më tha që kishte nevojë për fanellën time dhe unë e pyeta për kë e donte. Më tha: E dua për Dembele, ai dëshiron fanellën tënde dhe të Kalvin Philips sepse është tifoz i zjarrtë i Leeds dhe sheh çdo ndeshje tonën.

I thashë: A je serioz? I kërkova të më japë një një fanellë të tijën dhe ai më telefonoi të nesërmen dhe më tregoi fanellën e tij të dedikuar për mua. Shkruante: Vëllait tim Bamford, nga Dembele”, tregoi Bamford. /abcnews.al

The post Bamford: Dembele sheh çdo ndeshje të Leeds, një ditë më kërkoi fanellën appeared first on Abc News.

---- ----
-----