Ballina Sport Ballkani fiton në Mitrovicë dhe merr kreun, spektakël në Llapi-Arbëria

Ballkani fiton në Mitrovicë dhe merr kreun, spektakël në Llapi-Arbëria

24
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Ballkani nuk e pati të vështirë të fitojë sot dhe të marrë kreun e tabelës së renditjes. “Viktima” e sotme ishte Trepça ’89, që doli e mundur me shifrat pastra 0-2.

Skuadra e Blendi Shkëmbit tundi rrjetën fillimisht me Dakun në pjesën e parë në minutën e 37 dhe më pas me Arbër Hoxhën në të 73-tën.

Ndërkohë më parë kishte përfunduar Llapi-Arbëria. Skuadra nga Podujeva mori triumfin e dytë rresht sot, duke mundur kuqezinjtë me shifrat 4-3, pas një ndeshje të mbushur me gabime e spektakël. /abcnews.al

IPKO Superliga e Kosovës, java 26
Llapi-Arbëria 4-3
Shënues:
Bahtiri (aut.) 4’, Arrabal (aut.) 19’, Hyseni 52’, Januzi 85’/ Marceli 14’, 65′, Zabergja 90+2′
Trepça ‘89-Ballkani 0-2
Shënues:
Daku 38’, Hoxha 73′

The post Ballkani fiton në Mitrovicë dhe merr kreun, spektakël në Llapi-Arbëria appeared first on Abc News.

---- ----
-----