Ballina Lajme nacionale Balla i nxjerr të “palarat” Bashës: Luli vjen në Belsh dhe ha...

Balla i nxjerr të “palarat” Bashës: Luli vjen në Belsh dhe ha këmbë bretkosash!

27
SHPËRNDAJE

Partia Socialiste pas Cërrikut, zbarkoi ditën e djeshme në Belsh ku prezantoi Arif Tafanin si kandidat për kryebashkiak.

Në fjalën e mbajtur, kreu i grupit të PS, Taulant Balla u kërkoi qytetarëve të Belshit që të votojnë kandidatin e PS për një mandate të dytë në mënyrë që të vijojnë projektet e zhvillimit ekonomik në këtë zonë.

Duke numëruar sukseset e arritura si dhe investimet e bëra, Balla nuk nguroi që të “thumbonte” as kreun demokrat Lulzim Basha duke ironizuar me vizitat e tij në Belsh që duket se nuk janë vetëm për politikë.

“Në një prej destinacioneve për tërheqëse në Shqipëri. Dua të them se ajo që kemi bërë deri tani është vetëm fillimi. Deri në 2015 në Belsh qeveriste një doktor i Partisë Demokratike. Tani vjen edhe Luli për të bërë pushime në Belsh për të ngrënë këmbë bretkosash. Është përmbyllur problemi i ujit të pijshëm. Në fushatë nuk lejohet asnjë lloj tenderimi publik. Në Blesh nuk ka dhe nuk ka për të pasur asnjë budalla që t’i bjeri murit me kokë për të bllokuar votimet. Isha dy ditë në Berlin. Nuk di çfarë më kanë dëgjuar veshët, çfarë kishte broçkollisur Luli me të tijët në Belsh.”

-----