

Balerini i njohur, Graciano Tagani, është një nga personazhet publikë që i thotë mendimet e tij pa ndrojë.
Madje edhe ditën e djeshme në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E Diell”, ai e nisi fjalën e tij me një deklaratë të forte.
Graciano u shpreh se gjatë kësaj kohe që është në karantinë si pasojë e koronavirusit, në “Google” ka kërkuar vetëm porno.
Kjo deklaratë e tij erdhi pasi Edi Manushi, po pyeste të gjithë pjesëtarët e debatit, se çfarë kishin kërkuar më shumë në “google” këto kohë.
“Unë o Manush kam kërkuar këto kohë shumë porno në google. Është një nevojë biologjike duke qenë se nuk i kemi njerëzit afër”, u shpreh balerini i njohur.
Kjo deklaratë e balerinit u shoqërua me shumë të qeshura në studio.