Ballina Sport Balaj në karantinë: Po stërvitem vetëm, jam në merak për familjen në...

Balaj në karantinë: Po stërvitem vetëm, jam në merak për familjen në Itali

7
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Bekim Balaj, luan në Austri me ekipin e Strum Grazit. Aktualisht futbolli është ndalur edhe në Austri, si në pjesën më të madhe të kampionateve në Evropë, për shkak të koronavirusit.

Qeveria austriake u ka kërkuar qytetarëve të vetizolohen, e Balaj po e zbaton këtë urdhër, larg familjes së tij.

----

“Jam në merak për prindërit e mi dhe motrën, që jetojnë në Itali, në Rimini, një zonë mjaft e prekur nga koronavirusi. Këto kohë kam bërë stërvitje vetëm në një park afër shtëpisë sime, por edhe atë do ta mbyllin,” – deklaroi Balaj në lidhjen me “FanZone” ne Super Sport.

“Kam marrë një program dhe po stërvitem vetëm. Mbi të gjitha është jeta, e rëndësishme është të kalojë kjo situatë. Kam kontakte me shokët e Kombëtares, e kalojmë kohën duke luajtur “Ludo King”.

Pyetjes së një tifozi nëpërmjet rrjeteve sociale nëse kualifikimi në Euro 2016 ishte fat apo rrjedhojë e forcës së grupit, shkodrani iu përgjigj:

“Jam i bindur që e merituam atë kualifikim, bëmë shumë mirë në shumë ndeshje.”

----- ----