Ballina Lajme nacionale Balaj-Halimaj shkarkoi këshilltaren e saj

Balaj-Halimaj shkarkoi këshilltaren e saj

9
SHPËRNDAJE

 

Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj ka bërë të ditur se ka liruar nga detyra këshilltaren e saj, Hajrie Gashi pas dyshimeve se babai i saj është i lidhur me vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari i shtetit.

Balaj-Halimaj, ka thënë se këtë vendim e ka marrë për të hequr çdo dyshim para qytetarëve se funksioni i lartë i këshilltares do të mund të përdorej për pengim të drejtësisë.

“Edhe pse jam e vetëdijshme që askush nuk duhet të mbahet përgjegjës për veprimet e familjarëve të tij, në këtë rast të saj, për shkak që kemi të bëjmë me një krim shumë të rëndë, lirimin e saj nga detyra e shoh si të domosdoshëm. Këtë vendim e kam marrë për të hequr çdo dyshim para qytetarëve se funksioni i lartë i këshilltares do të mund të përdorej për pengim të drejtësisë”, ka shkruar ndër të tjera Balaj-Halimaj në Facebook.

Pas raportimeve në media se prindi i këshilltares sime Hajrie Gashi është i përfshirë në vjedhjen e mbi 2 milion eurove,…

Posted by Albulena Balaj Halimaj on Wednesday, October 21, 2020

  

Dje pas publikimit të lajmit për marrjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, ministrja e Financave Hykmete Bajrami, mbajti një konferencë për media. Ajo tregoi se bëhet fjalë për 4 transaksione të dyshimta, që kanë ndodhur nga llogaria e Thesarit të Shtetit.

Në lidhje me këtë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar doërheqjen e ministres Bajrami, teksa kjo e fundit e ka mohur një gjë të tillë./21Media 

The post Balaj-Halimaj shkarkoi këshilltaren e saj appeared first on RTV21.

-----