Ballina Lajme nacionale Bahtiri thur lëvdata për Kurtin: Njeriu që kurrë s’ka bërë kompromise me...

Bahtiri thur lëvdata për Kurtin: Njeriu që kurrë s’ka bërë kompromise me fatin e Kosovës

27
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Agim Bahtiri është i sapo aderuari në Lëvizjën Vetëvendosje.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se fitorja e secilës parti, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, do të thotë zgjatje e mandatit të PDK’së dhe vazhdim i kapjes së shtetit në të gjitha segmentet e tij.

Bahtiri ka aderruar së voni në Lëvizjen Vetëvendosje dhe sot ai ka pritur kryetarin e këtij subjekti, Albin Kurtin, në Shalë të Bajgorës. Këtij takimi ishin të lirë të i bashkoheshin edhe qytetarë të tjerë.

“Së bashku me Kryeministrin në ardhje z. Albin Kurti sot bashkëbiseduam me shumë banorë të Shalës së Bajgorës dhe të Mitrovicës në përgjithësi. Shaljanët i dhanë përkrahje të madhe njeriut që asnjëherë nuk ka bërë kompromise me fatin e Kosovës”, ka shkruar Bahtiri.

“Para shaljanëve potencova faktin se Albin Kurti është i vetmi lider që me fitoren e tij e dërgon PDK-në në opozitë, në të kundërtën fitorja e secilës parti tjetër, përveç VV-së, do të thotë zgjatje e mandatit për PDK-në dhe vazhdim i kapjes së shtetit në të gjitha segmentet e tij.

Falënderoj shaljanët për përkrahjen e madhe që i dhanë liderit tonë dhe Kryeministrit të ardhshëm të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti. Fitorja e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes është e sigurt, ku qytetarët tashmë kanë vendosur ta përkrahin masovikisht dhe fitoren ta bëjnë sa më madhështore. Mitrovica më 2013 dhe 2017 më ka dhënë besimin, ku më pas kam bashkëpunuar në periudha të caktuara me gjitha partitë, por që vetëm me PDK-në asnjëherë, duke e lënë kështu në opozitë, njëjtë siç do ta lë edhe Kryeministri Kurti në nivel qendror”

---- ----
----
----- ----
-----