Ballina Lajme nacionale Bahtiri reagon pas përleshjes mes Molliqajt dhe Abazit

Bahtiri reagon pas përleshjes mes Molliqajt dhe Abazit

24
SHPËRNDAJE

Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi kanë pasur një përleshje fizike.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar për sulmin e Dardan Molliqaj ndaj Haki Abazit.

“E dënoj ashpër sulmin fizik të Dardan Molliqajt ndaj Haki Abazit”, ka shkruar Bahtiri në llogarinë e tij në Facebook.

“Veprime të tilla kriminale tregojnë se Molliqaj dhe shokët e tij e kanë dëmtuar me vite Lëvizjen Vetëvendosje, duke bërë veprime të dhunshme dhe të patolerueshme”

Ky është shkrimi i plotë i tij:

E dënoj ashpër sulmin fizik të Dardan Molliqajt ndaj Haki Abazit.

Veprime të tilla kriminale tregojnë se Molliqaj dhe shokët e tij e kanë dëmtuar me vite Lëvizjen Vetëvendosje, duke bërë veprime të dhunshme dhe të patolerueshme.

Përkrahjen e gjithmbarshme popullore ndaj Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje nuk po e pranojnë dezertorët e PSD-së.

Me veprime banditeske Molliqaj dhe shokët të tij, po mundohen t’i hyjnë në hatër gangsterëve të partisë që iu kanë bashkëngjitur.

Ka kaluar koha e frikës dhe dhunës, sepse askush nuk i frikësohet askujt, aq më pak banditëve të vegjël si Dardan Molliqaj, i cili krejt famën e ka të ndërtuar duke nxjerrë njerëz zhag nga veturat.

Veprimi i sontëm është i ligë dhe tinëzar, sepse herave të tjera nuk do ta ketë rastin ta përsërit të njëjtin!

AB