Ballina Lajme nacionale Bahtiri ka një mesazh për Marko Gjuriqin

Bahtiri ka një mesazh për Marko Gjuriqin

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Agim Bahtiri ka një mesazh për Marko Gjuriqin pasi ai hyri në Kosovë.

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ka kërkuar nga drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ta respektojë lejen e lëshuar nga MPJ për vizitën e tij në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka kërkuar edhe nga qytetarët e komunave në veri të mos i dëgjojnë propaganda e qarqeve të caktuara serbe.

Sipas tij, në të kundërt institucionet e Kosovës do ta zbatojnë Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Ky është postimi i plotë i Agim Bahtirit:

Kërkoj nga zyrtari i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, që të respektoj lejen që iu ka dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës.

Po ashtu kërkoj nga gjithë qytetarët e komunave në veri të Kosovës, që të mos i dëgjojnë propagandat e qarqeve të caktuara serbe, sepse ato nuk kanë për qëllim përmirësimin e jetës së tyre dhe integrimin në një shoqëri me vlera evropiane.

Në të kundërtën institucionet e Republikës së Kosovës duhet të zbatojnë Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, sepse nuk mund lejojmë askush ta nëpërkëmb shtetin e Kosovës.

---- ---- ----
-----