
Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna do të prehen në varrezat private të familjes. “Daily Mail” ka siguruar fotot nga varri i Kobe dhe të bijës, ku shihet se ata janë pranë njëri-tjetrit edhe në përjetësi.
Ceremonia mortore ishte private dhe u zhvillua të premten e kaluar, ndërsa asnjë media nuk u lejua të ishte e pranishme.
Kobë Bryant dhe vajza e tij u varrosën në “Pacific Vieë Memorial Park in Corona del Mar” në Kaliforni.
Varri i tij është i rrethuar nga lulet e ngjyrave të ekipit të tij të jetës, Laker’s. 41-vjeçari dhe Gianna humbën jetën në një aksident me helikopter më 26 janar, tragjedi e cila tronditi mbarë botën.