Ballina Lajme nacionale Babai i tij u eliminua nga gara, reagon ashpër djali i Fatmir...

Babai i tij u eliminua nga gara, reagon ashpër djali i Fatmir Sejdiut

79
SHPËRNDAJE

Fatmir Sejdiu ka dështuar t’i sigurojë votat e mjaftshme për të shpallur kandidaturën për kryetar të LDK-së.

Djali i tij, Yll Sejdiu ka reaguar për eliminimit të babait të tij për të qenë në garë për të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Sejdiu ka shkruar se anëtarët e LDK-së janë frikësuar nga vota e fshehtë.

“Je dhe mbetesh faqebardhë! Ata që kurrë s’patën guximin dhe karakterin tënd, me të drejtë u frikuan nga vota e fshehtë!”, ka shkruar Sejdiu.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa eliminoi nga gara Fatmir Sejdiun, të cilit s’ia ka aprovuar kërkesën që të hiqen nënshkrimet për të qenë pjesë e garës për kryetar të partisë. Sejdiu kishte kërkuar që mos të ketë 50+1 për qind të nënshkrimeve për t’u bërë pjesë e garës.

Sejdiu tha se në LDK njerëzit nuk mund të shprehen lirshëm.

“Njerëzit nuk mund të shprehen lirshëm. Duhet të kenë përgjegjësi për fjalën e lirë”, tha Sejdiu.

-----