Ballina Showbiz Azra po martohet, e fton në dasëm edhe “Tezen Sheqere”

Azra po martohet, e fton në dasëm edhe “Tezen Sheqere”

22
SHPËRNDAJE

Ato janë personazhe që pëlqehen shumë nga publiku.

Njëra ndër aktoret më të njohura dhe të dashura për publikun është Alina Boz. Ajo së fundmi është bërë e njohur edhe për publikun shqiptar përmes rolit të “Azrës”.

Ajo duke qenë se ka numër të madh të fansave anë e mbanë botës po publikon imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj. Kur jemi te imazhet, së fundmi aktorja ka hedhur në instastory për 1 milion e 500 mijë ndjekësit e saj në instagram një imazh të bukur.

Në fotografinë e hedhur, “Azra” shihet me një personazh mjaft të dashur për publikun nga seriali “Mos ma lësho dorën”.

Bëhet fjalë për gjyshen Feride apo Seray Gözler, të cilën “Azra” e quan “Tezja Sheqere”. Në imazhin e publikuar, aktoret duken të qeshura, teksa kuptohet që fotografia është pjesë e ndonjërës prej episodave të serialit.

-----