Ballina Lajme nacionale Azilantët/ Gjermania u jep para shqiptarëve për t’u larguar, në vend të...

Azilantët/ Gjermania u jep para shqiptarëve për t’u larguar, në vend të dëbimit

56
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Që nga vitit 2014, më shumë se 100.000 azilkërkues kanë marrë përpara se të largohen nga Gjermania një formë ndihme dhe shqiptarët zënë kreun e kësaj renditjeje. Kush kthehet vullnetarisht pas një procedure azili të dështuar mund të aplikojë për ndihmë financiare të kthimit. Për autoritetet gjermane ky variant është më pak i kushtueshëm se sa dëbimi. Megjithatë, siç thotë DW, nje pjesë e këtyre personave rikthehen prapë në Gjermani. Pas shqiptarëve që janë të parët në marrjen e ndihmës së kthimit, me 1345 vetë, renditen serbët me 1088 persona. Një ndihmë të tillë ndërkohe e kanë pranuar dhe shumë azilkërkues të refuzuar, të cilët vinin nga Gjeorgjia, Rusia, Maqedonia Veriore dhe Iraku. Më të paktët që e kanë përdorur këtë program janë afganët dhe turqit.  Parimisht ndërkohë, një azilkërkues mund të marrë vetëm një herë ndihmë në para nga programi i ndihmës. Kush e merr këtë ndihmë dhe pastaj kthehet sërish në Gjermani duhet ta rikthejë atë. Sipas Ministrisë së Brendshme gjermane, deri tani, janë rikthyer 83.000 euro, në një kohë kur për programin e vitit 2018 janë shpenzuar 9,5 milionë euro.

----- ----