Ballina Lajme nacionale Axhenda/ Rama në Bruksel në kulmin e krizës politike, takime me krerët...

Axhenda/ Rama në Bruksel në kulmin e krizës politike, takime me krerët e BE

25
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Brukselit ku do të zhvillojë disa takime të rëndësishme me zyrtarët më të lartë të BE.

Sipas axhendës së bërë publike, mësohet se numri një i qeverisë në orën 17:00 do të ketë një bisedë me shefen e diplomacisë së BE, Federica Mogherinin.

Në orën orën 18:50 me kreun e Këshillit të Evropës, Donald Tusk dhe në orën 19:00 me presidentin e KE, Jaen Cloude Juncker.

Vendimi për hapjen e negociatave pritet të jetë pjesë e bisedimeve mes kryeministrit dhe Juncker.

Vizita e Ramës në Bruksel, vjen një ditë pas vendimit të Metës për shtyrjen e zgjedhjeve, e cila u pasua me kundërpërgjigjen e PS, e cila nisi procedurat për shkarkimin e tij.

Gazeta SHQIP

-----