Ballina Lajme nacionale Avokati thotë se ka shumë pamje që tregojnë se si u privua...

Avokati thotë se ka shumë pamje që tregojnë se si u privua nga jeta Oliver Ivanoviqi

37
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Flet avokati.

Avokati Mahmut Halimi, ka thënë se ka shumë pamje ku shihet se si u privua nga Oliver Ivanoviq, si ra në tokë e si u largua vetura nga vendi i ngjarjes.

Mahmut Halimi, avokat mbrojtës i Marko Roshiq, i akuzuar për përfshirje në privimin nga jeta të politikanit serb, Oliver Ivanoviq, ka thënë se ka pamje të kamerave që tregojnë qartë se si ndodhi rasti i Ivanoviq.

Në një prononcim për portalin serb “Kosovo-Online”, Halimi ka thënë se, në aktakuzën e klientit të tij nuk ka asnjë provë kundër, por që sipas tij, në provat e mbledhura ka edhe pamje të sigurisë së kamerave dhe se në këto pamje shihet qartë edhe momenti i privimit nga jeta i Oliver Ivanoviqit dhe momenti kur ai bie në tokë pas të shtënave me armë.

Ai për herë të parë ka pranuar se ekzistojnë provat dhe pamjet e kamerave për këtë.

“Dorëzimi i kamerave të sigurisë si provë materiale është mjaft profesionale dhe kjo për mua është shumë e domosdoshme. Unë i kam shikuar dhe analizuar shume materialet dhe në asnjë incizim të kamerave që kam parë deri më tani nuk dëshmon se në ato pamje shihet njëri nga klientët e mi. Në këto pamje shihet i ndjeri Oliver Ivanoviq, por nuk shihet se kush e ka privuar nga jeta atë. Gjithashtu, në kohën e rastit, në kthesë të rrugës shihet pak automjeti, por fytyrat e personave nuk mund të shihen dhe janë të paidentifikuara”, tha Halimi për “Kosovo-Online”, i cili shtoi se në këto pamje shihet vetëm automjeti që kalon dhe personat nga brenda gjuajnë me armë mbi Ivanoviqin.

Theksojmë se politikani serb, Oliver Ivanoviq, ishte privuar nga jeta në janar të vitit 2018, në hyrje të zyrës së partisë së tij.

---- ----
----
-----
-----