Ballina Lajme nacionale Avokatët e të dyshuarve të Gjykatës Speciale po detyrohen ta bëjnë këtë...

Avokatët e të dyshuarve të Gjykatës Speciale po detyrohen ta bëjnë këtë gjë

17
SHPËRNDAJE

Avokatët e të dyshuarve të Gjykatës Speciale detyrohen që në doganë të tregojnë dokumente konfidenciale.

Avokatët kosovarë të cilët do të mbrojnë klientët e tyre si të dyshuar nga Gjykata Speciale përveç problemeve me viza, po detyrohen që materialet e tyre t’i tregojnë edhe nëpër kontrolle doganore nga policore.

Ky është një shqetësim që e ka ngritur sot Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), duke thënë se në atë mënyrë po rrezikohet zbulimi i materialeve që mund të llogariten si konfidenciale.

“Avokatët kosovarë që mbrojnë klientët e dyshuar janë të diskriminuar nga Gjykata Speciale dhe pengohen në kryerjen e detyrimeve që i kanë si mbrojtës. Në radhë të parë , avokatët kosovarë e kalojnë golgotën e pajisjes me viza ( turistike ) e që ua bënë të vështirë angazhimin dhe efektivitetin e tyre . Pastaj , gjatë kontrollave doganore dhe policore ata detyrohen t’ua tregojnë materialin mbrojtës( që është shumë i ndjeshëm dhe llogaritet të jetë konfidencial ) , nëse nga ata kërkohet që , në masë të madhe e komromiton dhe rrezikon një mbrojtje efektive të klientëve të tyre’, thuhet në reagim.

Në këtë reagim të KMLDNJ kërkohet nga Gjykata Speciale që t’iu sigurojë viza pune të gjithë avokatëve përgjatë kohës që do të qëndrojnë në Hagë, pasi që siç thuhet në reagim ata nuk po shkojnë atje as për ‘shopinhg’ e as për ‘turizëm’.

“KMDLNj i bënë me dije , edhe Gjykatës Speciale si dhe autoriteteve kosovare se avokatët mbrojtës nuk shkojnë në Hagë për të bërë turizëm apo për shopping por për të punuar dhe kohën që e kalojë në Hagë e kanë si orar pune prandaj ata duhet të pajisen , jo me viza turistike por me viza pune për aq kohë sa ka mandat Gjykata Speciale” thuhet tutje.

Përveç kësaj, thuhet se avokatët duhet paisur edhe me pasaporta diplomatike, në mënyrë që të kenë imunitet përgjatë kontrolleve dhe të mos detyrohen t’i tregojnë materialet konfidecianle.

“Avokatët kosovarë ,e që numri i tyre nuk është i madh, për aq kohë sa do të mbrojnë shtetasit kosovarë të arrestuar apo gjatë kohës së gjykimit, duhet të pajisen me pasaporta diplomatike ose zyrtare që ua garanton një llojë imuniteti gjatë kontrolleve sikur edhe konfidencialitetin e materialit për mbrojtje nëse duan të sigurojnë kushte për një mbrojtje efektive dhe profesionale”, potencon reagimi.

KMDLNJ thotë se nuk mund të flasin për gjykim të drejtë nga Specialja, përderisa avokatët kosovarë u nënshtrohen burokracive të ndryshme.

“Këto janë kushtet elementare që duhet të sigurohen për ekipin mbrojtës në mënyrë që të krijohen kushtet minimale për një gjykim fer , të paanshëm dhe mbrojtje profesionale. Oda e Avokatëve e Kosovës duhet të reagojë për këtë , edhe te Gjykata Speciale sikur edhe te autoritetet kosovare. Për aq kohë sa avokatët kosovarë detyrohen t’i nënshtrohen një trajtimi degradues nga Gjykata Speciale , nuk mund të flasim për një gjykim të drejtë por se mund të themi se kemi të bëjmë me shkelje të drejtave për punë për avokatët kosovarë si dhe shkelje të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria për të siguruar një mbrojtje efektive e që janë apo do të jenë subjekt i Gjykatës Speciale”, vijon reagimi.

Në reagim thuhet që Specialja është duke bërë shkelje të të drejtave të njeriut në momentin që kërkon që i dyshuari të dërgojë materiale inkriminuese, të cilat pastaj mund të përdoren për akuza kundër vetë palës.

“Shkelja e radhës që e bënë Gjykata Speciale është kërkesa që të ftuarit për intervistim të sjellin me vete materialet e periudhës inkriminuese e që është në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut për faktin se asnjë gjykatë nuk mund ta detyrojë palën e dyshuar të sjellë materiale që mund të përdoren për akuzim të palës së ftuar , pra kundër të dyshuarit përveç rasteve kur të dyshuarit apo të akuzuarit pranojnë të bëhen bashkëpunëtorë të gjykatës dhe përkëtë bëjnë marrëveshje me gjykatën.Shkelja e deritashme që e ka bërë Gjykata Speciale duke mos ia bërë me dije të ftuarit se në çfarë cilësie ftohet tashmë është eliminuar krejtësisht shkaku se çdo i ftuar informohet për cilësinë që ftohet , qoftë dëshmitarë , i dyhsuar apo dëshmitar dyshuar (!!!!)”, shton tutje KMDLNJ.

Në fund kanë reaguar edhe ndaj deklaratave që po bëhën nga personat të cilët po ftohen. Sipas KMDLNJ’së ata nuk ftohen në Hagë për të ‘mbrojtur pastërtinë e UÇK’së, por për dyshime të përgjegjësisë personale e individuale.

“KMDLNj është edhe kundër pompozitetit që manifestohet gjatë shkuarjes në Hagë apo në selinë e EULEX-it të të ftuarve dhe deklaratave folklorike dhe në shërbim të politikës se : “ po shkojmë ta mbrojmë pastërtinë e luftës çlirimtare dhe të UÇK-së …” aq më parë që ata nuk janë ftuar në këtë cilësi por për shkak të dyshimeve dhe të përgjegjësisë , personale dhe individuale”, përfundon reagimi.

-----