Ballina Lajme Bota/Rajoni Avioni u ça në tre pjesë dhe shpërtheu në flakë/ Rëndohet bilanci...

Avioni u ça në tre pjesë dhe shpërtheu në flakë/ Rëndohet bilanci në Turqi, viktima dhe të plagosur

110
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një avion me 177 persona në bord ka rrëshqitur jashtë pistës së Aeroportit Ndërkombëtar “Sabiha Gökçen” në Stamboll, duke u ndarë në tre pjesë.

Autoritetet turke kanë raportuar se deri më tani një person ka humbur jetën dhe 156 persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas mediave vendase shkak për këtë aksident të frikshëm është bërë moti i keq dhe lagështira në pistë, por dyshohet se ka qenë edhe pakujdesi e pilotit pasi thuhet ka bërë një ulje të shpejtë.

Një pjesë e udhëtarëve kanë mundur të dalin vetë nga çarja që i është bërë avionit, ndërsa emergjenca që ka mbërritur menjëherë në vend ka evakuuar pjesën tjetër. Pas këtij aksidenti, aeroporti “Sabiha Gökçen” është mbyllur përkohësisht.

---- ----
----
-----
-----