
Lista e lojtarëve shqiptarë që janë bërë pjesë e elitës së futbollit hungarez është shtuar me anësorin ofensiv të kombëtares kuqezi.
29-vjeçari nga Fieri është huazuar nga Akhmat Grozny te DVTK deri në fund të sezonit, zyrtarizim që ka ardhur nga klubi hungarez.
Diosgyor renditet në vend të fundit dhe po lufton për mbijetesë, objektiv që lehtësohet disi nga përforcimet në merkato.
Roshi ka një eksperiencë të madhe, teksa pesë vitet e fundit ka qenë pjesë e ekipit çeçen të Akhmat. Futbollisti shqiptar këtë sezon ka luajtur në vetëm 6 ndeshje me dhe ka shënuar dy gola, teksa vjen nga një dëmtim i rëndë i pësuar muaj më parë.