Ballina Lajme nacionale ‘Avdylajt caktuan deputetin e PS’, Dako: Ja e vërteta për Ilir Ndraxhin

‘Avdylajt caktuan deputetin e PS’, Dako: Ja e vërteta për Ilir Ndraxhin

41
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka sqaruar pozicionin e deputetit socialist Ilir Ndraxhi, emri i të cilit në disa audio-përgjime të dosjes “339” përflitet nga pjesëtarë të familjes Avdylaj.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Dako sqaroi se asnjë nga personat e përgjuar nuk ka përcaktuar kandidimin e Ilir Drazhit për deputet, por deklaroi se kandidimi i tij ka nisur që në vitin 2013.

“Pse ai e ka emëruar Drazhin deputet? Procesi i zgjedhjes së deputetëve fillon që në vitin 2013 me Drazhin të cilit i kemi kërkuar të jetë deputet i PS, nuk ka pranuar. Në 2015 i kemi kërkuar të jetë kryetar i Bashkisë së Shijakut. Nuk ka pranuar. Në vitin 2016, një miku im i ngushtë ka ardhur dhe më ka thënë kam biseduar me Ilir Drazhin dhe ka ndryshuar mendjen.

Dhe kam qenë unë bashkë me mikun tim të cilin ja kemi prezantuar edhe kryetarit të partisë Edi Rama. Kur u vendos deputeti mori dhenë. Deputeti i Shijakut në këtë kohë ka qenë Blendi Klosi, i cili mori detyrë tjetër, për të drejtuar qarkun e Beratit”, deklaroi kryetari i Bashkisë së Durrësit.

---- ----
-----