Ballina Lajme nacionale Avdullah Hoti thotë se në PDK vendimet s’i merr Veseli, aty ka...

Avdullah Hoti thotë se në PDK vendimet s’i merr Veseli, aty ka tjetër president

124
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Avdullah Hoti thotë se në PDK vendimet s’i merr Veseli, aty ka tjetër president.

Avdullah Hoti nga LDK-ja, ka kritikuar Memli Krasniqin e PDK-së, se po kritikon të tjerët vetëm për t’u treguar vet të mirë.

“Është fushatë e keqe e juaja kur provon të shash kundërshtarësh e të fitosh vet. Përkundër, ti tregohesh i mirë para qytetarëve kur tregon cilësitë e tua. Por, kështu ju s’do të fitoni”, tha ai në Rubikon.

Hoti tha se në PDK vendimet s’i merr Kadri Veseli, sipas tij, “aty është një president tjetër, Veseli është vetëm përques i vendimeve të tij”.

“Për dallim nga LDK-ja që aty i marrim vet ne, s’konstruktohemi nga askush. Vjosa Osmani i çon përpara vendimet që merren brenda partisë”, tha ai.

Hoti tha se në LDK, asnjëherë asnjë ministër s’ka pasur aktakuzë.

“Kemi pasë para shumë vitesh një ministër e ai brenda ditës ka dhënë dorëheqje. Në qeveritë që ishte deri tash pati më shumë se pesë”, tha ai.

Hoti i është drejtuar Krasniqit duke thënë se “po distancoheni nga korrupsioni, e në parti keni individë me aktakuza”.

Sipas Avdullah Hotit, gjatë mandatit të PAN-it në krye me kryeparlamentarin Kadri Veseli, në çdo seancë ka pasë vetëm shtyrje e dështime.

---- ----
----
----- ----
-----