Ballina Lajme nacionale Autoriteti i Konkurrencës i drejtohet Pal Lekajt për monopolin në homoligim

Autoriteti i Konkurrencës i drejtohet Pal Lekajt për monopolin në homoligim

21
SHPËRNDAJE

Pas rezolutës së Kuvendit, Autoriteti i Konkurrencës i drejtohet Pal Lekajt për homoligimin.

Pas miratimit të rezolutës së Kuvendit për heqjen e monopolit lidhur me shërbimin e homologimit të veturave, Autoriteti i Konkurrencës i është drejtuar Ministrit Pal Lekaj ldihur me homologimin. AK’ja ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës që të merr parasysh rekomandimin e Autoritetit për liberalizimin e këtij tregu, raporton Express.

Autoriteti i Konkurrencës ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës që të merr parasysh rekomandimin e tyre për liberalizimin e këtij tregu.

Kryetari i AK’së, Valon Prestreshi ka treguar se ata i kishin rekomanduar Ministrit Pal Lekaju qysh në dhjetor të 2017’ës që të shfuqizoj këtë udhëzim administrativ, i cili kishte kufizuar konkurrencën.

“Autoriteti i Konkurrencës ne dhjetor te vitit 2017 ka rekomanduar Ministrinë e Infrastrukturës qe ta shfuqizoj këtë udhëzim administrative i cili kishte kufizuar konkurrencën në tregun përkatës. Edhe njëherë kërkojmë nga Ministria e Infrastrukturës që të merr parasysh rekomandimin e Autoritetit për liberalizimin e këtij tregu”, ka shkruar Prestreshi.

Ndryshe, me 62 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për heqjen e monopolit lidhur me shërbimin e homologimit të veturave. Nga 65 deputetë sa ishin të pranishëm, 62 vota ishin pro, dhe 2 abstenime.

Sipas kësaj rezolute kërkohet ndërprerja e udhëzimit administrativ të vitit 2018 për homologimin e automjeteve, dhe që brenda gjashtë muajve prej miratimit të kësaj rezolute të liberalizohet tregu i homologimit.

-----